Abdixhiku bisedon me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin kanë diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Në njoftimin e LDK-së për medie, është thënë se Eieland ka konfirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në.
“Z. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane. Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi. Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”, është thënë në njoftimin e LDK-së.