Abdixhiku: Deklarata e 2 Korrikut mbetet dëshmia e vullnetit politik të një populli të shtypur

02 korrik 2021 | 12:08

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar sot një mesazh urimi për nder të 2 Korrikut, Ditës së Miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është njëra ndër ngjarjet përcaktuese dhe qartësisht orientuese, që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së dhe më vonë edhe si platformë për krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik”, ka thënë ai në këtë mesazh.

Abdixhiku ka thënë se deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shtypur dhe të diskriminuar ndër dekada.

Ai ka theksuar se tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta. Prandaj, sipas tij, nuk guxohet assesi të lejohet zbehja e këtij projekti, për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.

“Në këtë ditë të rëndësishme ua shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, që ta artikulojnë vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi dhe t’i hapin rrugën Kosovës drejt shtetformimit”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë…