Abdixhiku dënon sulmin në Stamboll dhe bashkëndjenë me popullin turk
13 nëntor 2022
| 21:50
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit tronditës që ndodhi gjatë ditës së sotme në Stamboll.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Abdixhiku thotë sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë.
Shkrimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dënon sulmin në Stamboll dhe bashkëndjenë me popullin turk.
“Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.
Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë.”