Abdixhiku, deputeti që mungoi më së shumti në seancat e Kuvendit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar disa gjetje në lidhje me punën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023.
Sipas KDI-së, gati çdo seancë është dashur të ndërpritet për mungesë kuorumi.
Madje, ky institut ka publikuar edhe numrin e saktë se sa herë kanë munguar deputetët gjatë vitit 2023. Në këtë kontekst, KDI-ja ka bërë me dije se deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka munguar më së shumti në Kuvend.
“Numerikisht, deputetët munguan 1586 herë apo shprehur në përqindje në secilën seancë të vitit 2023 munguan 23.5 e deputetëve. Në një listim që përjashton deputetët që vijnë nga Lista Serbe, LDK-ja prinë me 23.4 për qind të mungesave, duke u pasuar nga PDK-ja 18.9 për qind, komunitetet 18.5 për qind, AAK-ja 16.2 për qind dhe LV-ja 12.4 për qind. Nga 5 deputetët me mungesat më të shumta, katër vinë nga partitë opozitare, konkretisht Lumir Abdixhiku me 44 mungesa, Behgjet Pacolli me 39, Memli Krasniqi me 35, Ardian Kastrati me 34 dhe Saranda Bojuevci me 24 mungesa. Dy deputetët e fundit kanë munguar për arsye shëndetësore”, ka njoftuar KDI-ja