Abdixhiku dhe ambasadori gjerman flasin për nevojën e përshpejtimit të liberalizimit të vizave
12 maj 2021
| 15:30
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot ne takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Sipas njoftimi për medie të LDK-së, Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, ka theksuar nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ka ritheksuar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.