Abdixhiku dhe ambasadori italian bisedojnë për shtensionimin e situatës në veri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është mirëpritur në drekë pune nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Gjatë kësaj dreke është diskutuar për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.
Abdixhiku, ka ritheksuar dhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri.
Më tutje, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim është diskutuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.