Abdixhiku dhe eurodeputeti Mandl diskutojnë për situatën politike në Kosovë
03 dhjetor 2022
| 20:19
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.
Përfshirja e grave dhe të rinjve si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi.