Abdixhiku dhe Minxhozi bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri
14 prill 2021
| 14:26
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Abdixhiku ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese dhe zhvillimore.
Ndërsa ambasadori Minxhozi e ka uruar Abdixhikun për pozitën e tij dhe e ka falënderuar për konstruktivitetin në formimin e institucioneve.
Në këtë takim është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.