Abdixhiku dhe përfaqësuesit e JICA-s diskutojnë për projektin për kontrollin e ndotjes së ajrit
19 shkurt 2020
| 15:00
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesin kryesor për Kosovë të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takeichi Jiro.
Në takim informues, Abdixhiku dhe Jiro, diskutuan për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, projektin për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës dhe unifikimin e hartave topografike digjitale.
Ministri Abdixhiku ka shprehur gatishmërinë për të shtyrë përpara realizimin e të gjitha projekteve që janë në proces në të dyja dikasteret që ai drejton dhe falënderoi JICA-n për ndihmën e vazhdueshme në vendin tonë.
/Epoka e re/