Abdixhiku dhe Rama inspektojnë punimet në “Rrugën A”: Projekti më i madh kapital në kryeqytet

11 tetor 2023 | 20:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë vizituar punimet në rrugën e quajtur “Rruga A”.

Abdixhiku në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ky është projekti më i madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet.

‘’Sot, me Përparimin, i bëmë vizitë ekipeve punuese në projektin më të madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet. E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme’’, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së Abdixhiku, ka thënë se “Prishtina po ecë në rrugë e ritëm të jashtëzakonshëm”.

“Koha të flasim e punojmë për projekte konkrete si zëvendësim i ngarkesës me të shkuarën, e zymtësi polariziese sot”, ka shtuar tutje kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se Kosova meriton më mirë.

“Kosova meriton më mirë! Kosova, sikurse Prishtina, mundet më shumë”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ESAT JUSUFI B.I, shpall te paveshme certifikaten e biznesit me…