Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje zotimi për investime në Prishtinë

14 janar 2025 | 07:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë zotimet për investimet prej 1.5 miliard euro për kryeqytetin.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00.

Kandidatja për deputete të Kuvendit nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, fton qytetarët të bashkohen nga ora 12:00 në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, për prezantimin e projekteve madhore për kryeqytetin.

Ajo njofton se Abdixhiku e Rama i nënshkruajnë zotimet për investime në vlerë prej 1.5 miliard euro në kryeqytet.

“Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, do të nënshkruajnë zotimet për investimet historike prej 1.5 miliard euro për Prishtinën”, njofton Lushaku-Sadriu.

“Votoni LDK, votoni për arsim dhe të ardhme më të mirë!LDK124 #Lumir2025 #Jehona9”, shkruan ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit…