Abdixhiku: Dhuna nuk ka vend në Kuvend
13 korrik 2023
| 15:09
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar dhunën që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.
Para mediave, ai ka theksuar se LDK-ja do t’i mbajë parimet e saj të demokracisë.
“Pamjet e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë vendin asnjëherë, nuk e kishin vendin as sot, nuk e kishin vendin as në të shkuarën”.
“Ne e dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend. LDK-ja do të mbajë në frymën e vet themeltare identitare sjelljen e vet demokratike, si shembull i sjelljes politike në vend”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur se a mendon se dhuna ka nisur nga Besnik Bislimi, ai ka thënë: “Këto elemente janë të qarta për të gjithë, I patë goditjet dhe sjelljet e tyre. Pra dhuna është dhunë dhe ne e dënojmë”.