Abdixhiku: Dua ta di çka ndodhë kur vjen Elezi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e institucioneve të reja në krye me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se nuk beson që VV-ja do të bëjë reformat që ka paralajmëruar, por ka uruar një qeverisje të mirë.
“Edhe unë dua të shoh punën e tyre, dua të di çka ndodhë kur vjen Elezi? Çfarë ndodh me spitalet, shkollat?”, ka thënë Abdixhiku në T7, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.
Kujtojmë se kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar para se të vinte në pushtet “le të shkon Lumezi, le të vjen Elezi”, duke aluduar për largimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kthimit të ish-prokurorit special, Elez Blakaj, i cili është larguar nga Kosova.