Abdixhiku: Dy javët e ardhshme janë kritike, vendi po furnizohet me mallra esenciale

24 mars 2020 | 00:44

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për masat e marra për kufizimin e lëvizjes.
Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se dy javët e ardhshme janë kritike.
Statusi i plotë:
Pa panikë! Fati i juaj është në dorën tuaj. E tëra çfarë kërkohet tani është të qëndrohet në shtëpi. Është kaq e thjeshtë; kaq pak mund të bëjë gjithsecili.
Mbrojeni veten dhe secilin rreth jush. Dy javët e ardhshme janë kritike. Vendi po furnizohet me mallra esenciale; ruajeni qetësinë. Do ta gjejmë normalitetin sërish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sqaruar deklaratën e tij…