Abdixhiku: E ardhmja u takon atyre që e shohin Republikën para urrejtjes

20 dhjetor 2024 | 11:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu drejtua të rinjve të partisë së tij në një tubim në Prishtinë duke iu thënë se ata janë “organizmi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ai tha se e ardhmja është e tyre dhe se “do ta dridhin Kosovën më 9 shkurt”.

Fjalimi i plotë:

Dua ta them në fillim, nuk ka asnjë dyshim se jeni organizmi më i madh rinor po se po në Kosovë, po se po mes shqiptarëve, por pa asnjë diskutim, organizmi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kjo e ardhme e jona u takon vetëm atyre që besojnë në rini, në juve, pasurisë më të madhe të Kosovës. Kjo e ardhme… Kjo e ardhme… U takon… U takon… Kjo e ardhme u takon atyre që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë, guxojnë t’i kthejnë ëndrra e tyre në veprime e aksione, aq të forta, aq të qarta, aq dridhëse, sa që do të dridhin Kosovën më 9 shkurt të vitit që po vjen!

Do ta dridhin aq fort e aq qartë,

Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës!

Ne jemi vet e Republika e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…