Abdixhiku: E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare

30 janar 2025 | 11:48

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në Prizren ka thënë se fitorja e madhe tashmë ka nisur.

Sipas tij, sallat po janë të vogla për pjesëmarrjen e madhe.

‘’Fitorja e madhe tashmë ka nisur! Para disa ditëve mora zemër në Pejën e bukur të Dukagjinit. Vazhduam në Ferizaj, e mbrëmë në Fushë Kosovë. Sonte në Prizren, është e qartë se LDK-ja është ngritur tashmë në këmbë. Sallat janë të vogla për pjesëmarrjen tonë të madhe. E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare. Mbani mend 3 numra të fitores, 124. 124 është numri ynë. Lidhja Demokratike e Kosovës është emri ynë. Republika e Kosovës është ëndrra jonë. Prizreni është shtyllë e madhe e ringritjes sonë. Pa Prizren nuk ka LDK. Pa LDK nuk ka as Prizren. Mbani mend 3 numra të fitores, 124’’, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…