
Abdixhiku e njofton ambasadorin italian me qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale
25 mars 2021
| 14:22
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga nënkryetari Gazmend Muhaxheri kanë pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Kryetari Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.