Abdixhiku e njofton kryesinë e LDK-së për takimin me Kurtin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar Kryesinë e partisë për takimin e sotëm që ka pasur me kryeministrin Albin Kurtin, ku të pranishëm ishin edhe liderët tjerë opozitarë.
Gjatë kësaj mbledhje u ripërsërit nevoja për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.
“Siç dhe jeni njoftuar, LDK-ja mbështet ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordimin e plotë me aleatët tanë, ShBA-të dhe BE-në. LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.