Abdixhiku e njofton Palmerin me qëndrimet e LDK-së për dialogun

31 maj 2021 | 13:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë Avdullah Hoti, është pritur nga zëvendësndihmës sekretari i ShBA-së, Matthew Palmer dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit për medie të LDK-së, në këtë takim Abdixhiku e ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për qëndrimet e LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë.

“Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë. Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur të…