Abdixhiku e njofton shefin e zyrës diplomatike belge për projektet infrastrukturore

11 mars 2020 | 16:11

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka pritur në takim shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim njoftues, ministri Abdixhiku e informoi përfaqësuesin belg me prioritetet qeveritare në infrastrukturë dhe mjedis.

Ai tregoi për vendosmërinë e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë zgjatur për shumë vite dhe sjelljen e risive në aspektin e ruajtjes së mjedisit.

Më tutje, tregoi për vendosmërinë që secili proces në dikasterin që ka marrë në drejtim, ta bëjë me transparencë të plotë. Servais, i dëshiroi ministrit sukses në punë, ndërsa tha se dëshiron intensifikim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit…