Abdixhiku e quan praktikante qeverinë Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur qeveri praktikantësh qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se LDK-ja është duke u ngritur për zgjedhje lokale dhe këtë sipas tij e di edhe partia në pushtet, Vetëvendosje.
“Natyrisht që kemi sondazhe. Unë dhe të gjithë kryetarët e partive tjera në vend i shohim të njëjtat rezultate. Dhe ka një zë që del nga matjet e përgjithshme në vend. Ky zë tregon për rikthimin e LDK-së në këto zgjedhje lokale. Ka mobilizim e frymë në votuesin e tanishëm tonin. Votuesi i larguar i LDK-së, ndërsa, po rikthehet gradualisht në shtëpinë e vet politike, e ne po i presim krahë hapur. Për më tepër, një pushtet që i ka krejt, e që ka treguar dështim të plotë qeverisës në nivel lokal në secilin rast që ka pasur tashmë do të merr, natyrshëm, dhe përgjigjen qytetare”, ka thënë ai për “Express”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU