Abdixhiku e quan qeverinë Kurti arrogante

13 qershor 2022 | 11:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur pushtetin e tij arrogant.

Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se kur po bëhen 100 ditë nga propozimi i tij që të reduktohet akciza në derivate e reduktim të TVSH-së në produktet esenciale, kjo gjë është refuzuar.

“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”.

“Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka publikuar një…