Abdixhiku: Familja jonë politike ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Lukas Mandl dhe David McAllister për rizgjedhjen si eurodeputetë në Parlamentin Evropian.
Abdixhiku ka shkruar në “Facebook” se derisa të tjerët angazhoheshin në organizimin e tubimeve për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja, në prill është marrë me për bashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të Kosovës.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Partitë Popullore Evropiane (EPP) ku bën pjesë edhe LDK-ja kanë shënuar fitore të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje. Qendra e djathtë triumfoj me plot 186 ulëse në Parlamentin evropian, 10 më shumë se pesë vite më parë duke mbetur forcë dominuese në politikën kontinentale”, ka shkruar Abdixhiku.