Abdixhiku: Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.
Abdixhiku tha se në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit.
“Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët”, shkroi Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të besimit islam,
Me fat festa e Kurban Bajramit.
Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor.
Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin.
Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël.
Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!