Abdixhiku flet për takimet me ambasadorët e huaj, temë diskutimi zgjedhjet

21 shkurt 2025 | 15:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave ka pritur në takim ambasadorët e përfaqësuesit e ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë.

“Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë. Falënderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me eliminimin e hershëm e të turpshëm të Milanit nga…