Abdixhiku ftohet në vizitë zyrtare në Paris
07 mars 2023
| 11:17
Me ftesë të autoriteteve franceze, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris.
LDK-ja ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.