Abdixhiku fton në takim deputetët e LDK-së

17 mars 2021 | 14:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbledhur në një takim deputetët e zgjedhur të kësaj partie.

Tashmë në selinë e LDK-së kanë shkuar shumica e deputetëve, duke përfshirë Avdullah Hotin, Agim Veliun, Driton Selmanajn, Anton Qunin, Arben Gashin, etj.

Kujtojmë se të premten kryetari i LDK-së do të takohet me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për të diskutuar në lidhje me formimin e institucioneve të reja.

LDK-ja ende nuk e ka bërë publik qëndrim nëse do ta përkrah Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

No description available.No description available.No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi gjerman “Zeit im Bild” ka raportuar se Izraeli në…