Abdixhiku fton në zyrat e LDK-së vajzën që do t’i ndihmojë nënës së saj duke vizatuar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar Renea Morinën, vajzën e cila nisi të pikturoj xhama për t’i dalë në ndihmë nënës së saj vetushqyese.
Abdixhiku ka njoftuar se Renea ka zbukuruar zyrat e LDK-së.
“Jam Renea Morina, jam nxënëse e vitit të parë në Shkollën e Mesme ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Jetoj me nënën time e cila është nënë vetëushqyese; dhe për t’i mbuluar shpenzimet që kemi, shpreh dëshirën të pikturoj në xhama për shuma simbolike. Të interesuarit më shkruani.”
“Ky ishte postimi i Reneas ditë më parë. Me këtë postim ajo veçse kishte marrë zemrat tona”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
“Së bashku me Jehonën, këtë vikend, Renean dhe nënën e saj Rajmondën, e ftuam në LDK. E ftuam jo vetëm për t’i zbukuruar zyrat tona, por për t’i dhënë kësaj artisteje të re sa më shumë zë e shtytje në ndjekjen e ëndrrave të bukura që i ka përpara”, ka shkruar Abdixhiku.