Abdixhiku gjatë vizitës tek bizneset në Suharekë: Mos i harroni pagat e larta për punëtorë

13 nëntor 2024 | 13:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka vizituar disa biznese në Suharekë.

Në njërën nga to, pronari i është ankuar për mungesë të mbështetjes nga shteti, ndërsa Abdixhiku i ka thënë se “prej shkurtit vjen një qeveri që bizneset i ka partnerë, nuk i ka kundërshtarë, nuk mendon si me i shtypë e me i shtrydhë, por si me i ndihmuar”.

Megjithatë, Abdixhiku ka pasur një kërkesë specifike për të, që t’i rritë pagat për punëtorët e kompanisë.

“Me pasur vende të punës, por edhe paga të larta për këta njerëz që punojnë këtu. Mos i harro pagat e larta. Shteti me të ndihmuar ty, ti me u ndihmuar punëtorëve”, ka thënë Abdixhiku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Atlantic City, SHBA, shkruan: Prof. Dr. Fejzulla Berisha Qeveria…