Abdixhiku godet Vetëvendosjen: Bllokues në shtet, bllokues në punë

28 prill 2025 | 16:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në lidhje me nisjen e punimeve në sheshin “George Bush”.

Duke e lavdëruar punën e Ramës, Abdixhiku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosjes për bllokimin e punëve në kryeqytet dhe jo vetëm.

“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi sheshin ‘George Bush’ për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese! Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”, ka  shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Bllokues në shtet.

Bllokues në punë!

Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës. Vazhdoj me punë! Një Komision, diku në një ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë.

Trashëgimi ky asfalt gërmadhë?!

Punimet vazhduan! Nuk do të ndalen!

Ai që ka mend punën nuk ndalet.

Prishtina, nuk ndalet!

Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi.

Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese!

Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!

Prishtina do të fitojë.

Edhe tash, edhe në vjeshtë!

Puna le të vazhdojë!

Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla do të luaj…