Abdixhiku, Haradinajt: Nuk e zbute papunësinë, për dy vjet humbe 24 mijë vende të punës
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklatarës së kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me statistikat për papunësinë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shkalla e papunësisë është ulur, ndërsa për dy vjet të qeverisjes PAN janë humbur 24 mijë vende të punës.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Jo Kryeministër!
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit 2017, ditën kur ju nisët punën në Qeverinë PAN, në Kosovë punonin plot 365 mijë qytetarë. Sot, pas dy viteve qeverisje PAN, sipas të njëjtës Agjenci, të punësuar janë vetëm 341 mijë kosovarë.
Pra plot 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje PAN. Dy vjet politika nepotike partiake e shpërdorim parashë pa masë japin veçse një përfundim; për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë.