Abdixhiku homazhe në Prekaz: Nga këtu e rikujtojmë se sa e shenjtë është liria
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me shumë bashkëpunëtorë kanë bërë sot homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Abdixhiku ka thënë se në këtë 16 vjetor po shprehin nderime tek tempulli i lirisë duke nderuar sakrificën e Jasharajve dhe komandantit lejgendar Adem Jashari.
“Në këtë 16 vjetor të pavarësisë po shprehim nderimet më të larta në këtë tempull të lirisë, për të nderuar sakrificën e Jasharajve, sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe nëpërmjet këtij nderimi kujtojmë dhe të gjithë të rënët në përpjekjen tonë çlirimtare për liri, pavarësi e demokraci. Në këtë 16 vjetor ne kujtojmë me përulje dhe rikujtojmë veten po ashtu, se sa e shtrenjtë dhe sa e shenjtë është liria dhe shtetësia e Kosovës. Prandaj, mbi këtë sakrificë së bashku me aleatë, me shpresën për një vend më të mirë, një të ardhme më të shëndoshë, ju urojë të gjithëve festën e pavarësisë!”, ka thënë Abdixhiku.