Abdixhiku i del në mbrojtje djalit të Sali Çekajt: E sulmojnë ata që mbushën thasë me vota nëpër ambasada

05 mars 2025 | 11:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka reaguar zyrtarëve të LV-së për sulmet ndaj Hysen Çekajt, djalit të Salih Çekajt, i cili ka fituar votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata. Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim! Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike. E sulmojnë sepse duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë. Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se Hyseni si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje.

“Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje. Kokën lartë Hysen! Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej! E juve mërgatë, sërish, për të satën herë, edhe një herë, ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është drejt përfundimit të numërimit…