Abdixhiku i jep mbështetje shtrirjes së ligjshmërisë dhe punës së policisë në veri të Kosovë

26 shtator 2021 | 13:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ku kanë diskutuar për situatën në veri të vendit pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit për targat e automjeteve serbe.

Abdixhiku ka thënë se i ka dhënë mbështetje shtrirjes së ligjshmërisë dhe punës së policisë së Kosovës.

“Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se nga Kurti ka kërkuar sqarime derisa shtuar se veprimet duhet të koordinohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet. Kryeministrit Kurti i kërkova po ashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me ShBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Azem Syla Shumë kanë marrë vrapimin drejtë flamurit dhe…