Abdixhiku i reagon Kurtit: Djemtë e vajzat e NATO-s po na ruajnë sonte, e kryeministri kushedi ku është
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili edhe njëherë e potencoi sot se vazhdon që ta konsiderojë marrëveshjen e Kosovës me NATO-n të dëmshme për interesin e qytetarëve.
Abdixhiku tha se nuk ka dhe asnjëherë s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me NATO-n.
“Nuk ka dhe s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me Naton. Nato është kujdestar i kufijve tanë, djemtë e vajzat e Natos po na ruajnë sonte derisa [p flasë une, e kryeministri kumedit ku është, kufijtë atje në Veri.
Nuk ka marrëveshje të keqe me NATON, çdo çështje me Naton duhet të trajtohet drejtpërdrejt në tavolinë me ta”, tha Abdixhiku në ATV.
Ndërsa, Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se marrëveshja e Kosovës me Naton vazhdon të jetë e dëmshme.
“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha Kurti