Abdixhiku i reagon pushtetit për çështjen e çmimeve: Paaftësia kushton, propaganda s’bën zgjidhje
Ministri i Financave, Hekuran Murati, të shtunën ka deklaruar se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ishte 6.3 për qind, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.
Këtë deklarim të ministrit Murati e quan të pavërtetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se çmimet nuk janë duke u normalizuar, por po vazhdojnë të rriten.
Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet zyra e kryeministrit”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.