Abdixhiku i shkon në takim Kurtit
26 maj 2021
| 11:19
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në objektin e qeverisë për takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Në këtë takim që pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë, i pari i LDK-së është parë i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.
Kryeministri Kurti dje ka pritur në takim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Kurse, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka refuzuar ftesën e Kurtit për një takim të tillë.