Abdixhiku ia hap dyert e bashkëpunimit partneres së Kurtit në qeveri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje.
Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku dhe Balje kanë diskutuar për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe SDU-së, e cila drejtohet nga deputetja boshnjake.
“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, ka njoftuar LDK-ja.
Një takim i tillë vjen pas disa fërkimeve që deputetja boshnjake ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.