Abdixhiku ia mësyn mërgatës, më 7 maj zbret në Zvicër

03 maj 2022 | 23:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka planifikuar të nisë një cikël vizitash te bashkatdhetarët. Këto vizita, që do të nisin më 7 maj në Zvicër, Abdixhiku do t’i realizojë i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatën.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të nis ciklin e tubimeve e takimeve me bashkatdhetarë. Këtë të shtunë, më datë 7 maj 2022, tubimi i parë mbahet në Zvicër, në Maienstrasse 6, 2540, Grenchen, Schëeiz, nga ora 18:00”, thuhet në një komunikatë të LDK-së, raporton “Epoka e re”.

Sipas njoftimit të partisë, takimet kanë për qëllim mobilizimin e strukturave partiake në mërgatë dhe nxitjen e bashkëbisedimit me bashkatdhetarët që e shohin LDK-në si adresë të vetme të artikulimit të drejtë politik.

“Takimet jenë pjesë e debatit të gjithëmbarshëm rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore të 29 prillit. LDK-ja i është përherë mirënjohëse mërgatës për rolin dhe kontributin e saj për zhvillimin e Kosovës. Ky kontribut duhet të vazhdojë deri në ankorimin euroatlantik të Kosovës – për të cilin rrugëtim mërgata ka dhe duhet të ketë rol jetik”, thuhet në fund të deklaratës së LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ditë më parë ka udhëtuar…