Abdixhiku ia rikujton Kurtit premtimin për Aeroportin e Gjakovës
04 nëntor 2024
| 21:28
Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka publikuar një video, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, duke bërë një premtim për Aeroportin e Gjakovës.
Ai kishte thënë se ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, ishte shprehur Kurti.
Abdixhiku krahas kësaj videoje ka thënë se ndryshimi po vjen dhe sipas tij, me të edhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë, siç shpreh, më shumë se një fushatë.