Abdixhiku: Ibrahim Rugova e formësoi shtetin e Kosovës
Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë vendosur lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Pas homazheve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte prijës nacional i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ishte prijës i popullit të Kosovës në përpjekjen sublime për shtet e pavarësi e formësojë këtë shtet në përmbajtje dhe formë dhe krijojë unitet nacional, krijojë mbështetje ndërkombëtare në këtë rrugëtim historik të popullit të Kosovës. Në këtë 18 vjetor të dhimbshëm, ne jo vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen e tij por edhe e rikujtojmë me nder të madh mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë.
Projekti i tij i një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është projekt i yni edhe sot dhe me këtë projekt kjo gjeneratë politike ndjen obligim në përmbushje të plotë”, tha ai.
Drejtuesit e LDK-së kanë vazhduar vizitën te familja e Rugovës. Ndërsa, gjatë ditës kanë organizuar edhe promovimin e libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”./kp/