Abdixhiku: Institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane

15 nëntor 2022 | 19:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë takimit me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të LDK-së “për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”.

Kështu tha ai sot, pas takimit që pati me Escobarin në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në SHBA.

“Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-në është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Abdixhiku pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Podujevës…