Abdixhiku kalon mbrëmjen në sheshin e Prishtinës: Punët tona të mira sjellin qetësi dhe mirëqenie

14 dhjetor 2024 | 22:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë disa fotografi nga momentet që i ka kaluar sot në qytetin e Prishtinës, duke thënë se kryeqyteti sonte jetonte e ishte me ambient të ngrohtë festiv, e me pamje evropiane.

Ai ka thënë edhe se, njerëzit po kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie, me sa më pak mllef e sa më pak urrejtje.

Postimi i plotë:

Sheshet e Prishtinës edhe sonte ishin plot jetë!

Kaluam mbrëmjen në një ambient sa të ngrohtë festiv, aq dhe evropian në pamje. Kryeqyteti thjeshtë jetonte sonte! Jetonte si një vend i njerëzve që kërkojnë qetësi, kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie! Kërkojnë jetë të mirë e të begatshme! Sa më pak mllef, sa më pak urrejtje, sa më pak negativitet e frikë!

Punët e mira tona, u japin qytetarëve këto momente! Prishtina i ka këto momente! Kosova, do t’i ketë këto momente!

Ky vend i bukur me njerëz e familje të shkëlqyeshme ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim i pret veprimet tona. Do t’i ketë!

Kosova është vet ëndrra jonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë këtë të…