Abdixhiku: Kemi ende punë në viset malore, e ndihmat që po u japim komunave të vogla po ngadalësojnë kapacitetet tona

06 shkurt 2020 | 22:03

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se dje në mbrëmje ka dalë në terren dhe ka mbledhur menaxherët mbikëqyrës të rrugëve.

“Herët në mëngjes, mblodha menaxherët mbikqyrës të rrugëve – me vërejtje i kërkuam kompanive përkatëse reagim të shpejtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Mbrëmë, pas reshjeve të shumta, pranuam raportime për gjendje të rëndë në disa pjesë të autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”. Herët në mëngjes, mblodha menaxherët mbikqyrës të rrugëve – me vërejtje i kërkuam kompanive përkatëse reagim të shpejtë. Menjëherë pasdite të njëjtat morën masa duke dhënë shembull reagimi. Kur punojnë mbarë, meritojnë lëvdata.

Jemi falenderues për punëtorët e palodhshëm që ditë e natë bëjnë rrugët tona më të sigurta. Kemi ende punë në viset malore, e ndihmat që po u japim komunave të vogla po ngadalësojnë kapacitetet tona. Gjithsesi, kujdes shpejtësinë! Sonte pritet natë me ngrica. Lajmi i mirë; liqenet po mbushen!/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Pingpongut fillon aktivitetet e saj për vitin 2020…