
Abdixhiku kërkoi nga Ministria e Arsimit të ndërpresë mësimin
31 janar 2018
| 17:37
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, apeloi tek Ministria e Arsimit dhe kryeministri që të ndërpritet përkohësisht mësimi, në mënyrë që fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër të ndotur.
Ai propozoi që ditët e humbura të mësimit të kompensohen gjatë verës së hershme.
Abdixhiku përshëndeti vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet, mirëpo tha se nuk pajtohet që kjo masë po ndërmerret vetëm në rrugët kryesore.