Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës nga Sllovakia
25 tetor 2023
| 16:51
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilník.
Abdixhiku në këtë takim i ka bërë thirrje shtetit sllovak që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës si dhe shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit”, ka njoftuar LDK-ja.
Situata e fundit politike e programi i LDK-së “Rruga e Re” ishin po ashtu tema diskutimi në këtë takim.