Abdixhiku kërkon që Luksemburgu të ushtrojë ndikim për liberalizimin e vizave
04 gusht 2021
| 12:41
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka diskutuar për prioritetet dhe përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Në njoftimin për medie të LDK-së është thënë se Abdixhiku ka kërkuar që Luksemburgu të ushtrojë ndikimin tek vendet tjera anëtare të BE-së për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
“Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale si dhe për projektet e përbashëta. Po ashtu u kërkua që Luksemburgu të ushtrojë ndikimin tek vendet tjera anëtare të BE-së për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, është thënë në njoftimin e LDK-së.