Abdixhiku: Koeficienti i qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord në Kosovë

03 shkurt 2023 | 12:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se familjet në Kosovë janë duke u ballafaquar me vështirësi si pasojë e inflacionit dhe veprimeve jo të duhura nga ana e qeverisë për të zbutur ndikimin e inflacionit në jetën e tyre.

Abdixhiku këtë deklaratë e ka bërë teksa ka vizituar një familje, anëtarët e së cilës që të dy punojnë në sistemin shëndetësor.

“Kafen e mëngjesit këtë të premte e piva me familjen e mrekullueshme të Lulzim e Nesibe Thaqi. Si prindër të tre fëmijëve e në pritje të të katërtit, burim të vetëm të të hyrave kanë pagat që marrin nga sektori publik. Si punonjës shëndetësorë, punë të vetme kanë kujdesin për tjetrin. Janë adresa e parë e secilit me hall. Shteti, ndërsa, punë të vetme duhej ta kishte kujdesin për ta. Pagat e tyre sot vlejnë 50 për qind më pak, se sa para dy viteve,  derisa koeficienti i qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës. Propozimi ynë për koeficient 125 lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo. Propozimi ynë për heqje të TVSh-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e…