Abdixhiku: Koha kur Vetëvendosja ka pasur dorë në LDK ka vdekur

23 mars 2023 | 13:29

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në partinë e tij ka vdekur.

Abdixhiku, mes tjerash, i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti, që të brengoset për rrethin e tij.

“Koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në LDK ka vdekur. Tash nisu e brengosu për rrethin tënd se çfarë po thonë në LV për ty”, është shprehur Abdixhiku në Kuvend, pasi Kurti ka thënë se liderët e opozitës po paraqiten sikur të kishin qenë dikur në Vetëvendosje.

“Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si aktivistë që kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje. Nuk e di sit a shpjegojë ndryshe këtë kurs. Sikur të ishin aktivistë e po sillen të pakënaqur me kryetarin. Po më duket vetja sikur në Këshillin e Përgjithshëm në Vetëvendosje, por këtu është parlamenti, ku ju jeni parti të tjera, jo Vetëvendosje”, është shprehur Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda ka humbur pesë lojtarë për shkak të një infeksioni…