Abdixhiku: Kosova ka dështuar në arenën ndërkombëtare, s’e ka imazhin që e ka pasur dikur
14 shkurt 2018
| 21:21
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka theksuar se Kosova ka dështuar në arenën ndërkombëtare, duke e humbur imazhin që e ka pasur dikur.
Ai në emisionin “Debat D”, ka thënë se vendi ynë nuk i ka rrugët e hapura sikurse më parë në arenën ndërkombëtare.
“Në anën e brendshme kemi dështuar tërësisht, në ato fusha që kemi pasur qasje të plotë, si: shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Një Kosovë në 10 vjetorin e saj, do të duhej të ishte më e drejtë më e shëndetshme dhe më e edukuar. Do të duhej të ishte më e hapur ndaj faktorit ndërkombëtar. Me ngjarjet e fundit e kemi arritur pikën më të ulët të relacioneve me ndërkombëtarët”, ka shtuar Abdixhiku.